Tech

Google Assistant së shpejti vjen për ueb

Aktualisht, Google Assistant është i pranishëm vetëm në pajisjet siç janë telefonat Pixel ose Google Home.

Disa raportime sugjerojnë se funksioni do të arrijë edhe në Chromebook, transmeton KosovaPress. Por, kjo duket se nuk do të jetë platforma e vetme, të cilën Google e ka në mendje, pasi që shfrytëzuesit së shpejti mund të përdorin Google Assistant edhe nga uebi.

Kjo është bazuar në zbulimin e mëhershëm në skedarin për zhvillim të Chrome, sipas të cilit Google Assistant mund të jetë i pranishëm edhe në ueb përmes kërkuesit të Chrome.

Tash për tash nuk ekziston një datë specifike se kur do të publikohet Google Assistant për ueb/chrome.