AktualeTech

Google ”kërcënon’ punëtorët

Drejtuesit e Google thuhet se kanë vënë në dijeni punonjësit e tyre, duke i paralajmëruar se do të përballen me përjashtime nga puna nëse rezultatet nuk shfaqen.

Kompania do të ketë një “ekzaminim të përgjithshëm të produktivitetit të shitjeve dhe produktivitetit në përgjithësi” dhe se nëse rezultatet e tremujorit të ardhshëm “nuk shënojnë ngritje, do të ketë gjak në rrugë”, thanë punonjësit që punojnë në departamentin e shitjeve të Google Cloud.

Paralajmërimi fillimisht u raportua nga Insider dhe më pas u citua nga të tjerët, duke përfshirë The New York Post.  Në fillim të këtij muaji, Sundar Pichai, CEO i Google, tha se nuk është i kënaqur me rezultatin e punës së shumë punonjësve. Sipas Pichai, produktiviteti në Google është nën nivelin që duhet të jetë.

Fitimet e kompanisë në tremujorin e dytë të 2022 ishin më të dobëta se sa pritej, siç ishte rasti me tremujorin e parë. Gjigandi i kërkimit filloi një iniciativë të re të quajtur ‘Simplicity Sprint’ në një përpjekje për të rritur produktivitetin.

Pichai u ka kërkuar punonjësve të “krijojnë një kulturë që është më e përqendruar te misioni”. Ai kishte deklaruar se kompania do të reduktonte rekrutimin dhe investimet deri në vitin 2023, duke e shtyrë stafin të punonte me urgjencë më të madhe.

Google nuk është i vetmi gjigant në reduktimin e stafit. Mark Zuckerberg, CEO dhe themeluesi i kompanisë Meta, e ka bërë gjithashtu të qartë se kompania do të ndajë rrugët me punonjësit që nuk performojnë siç pritej.

CEO i Twitter, Parag Agrawal gjithashtu informoi punonjësit në një mesazh në fillim të këtij viti, duke përmendur një vonesë të kohëve të fundit në objektivat e rritjes dhe të të ardhurave.