Aktuale

Goran Rakiq: Nuk është arritur marrëveshje finale rreth çështjes së murit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka thënë sonte për KosovaPress, se sot nuk është arritur një marrëveshje finale rreth çështjes së murit. “Shpresoj se takimi do të vazhdojë nesër dhe aty do të merret vendimi definitiv, se si do të zgjidhjet çështja e murit”, tha ai.

“Dëshira ima ime është që vërtetë të arrihet një marrëveshje e arsyeshme, ngase edhe reagimi i qytetarëve në atë rast do të ishte i arsyeshëm. Kjo është shumë më rëndësi nga se ju keni parë që qytetarët në të dyja pjesët e qytetit, sot kanë qenë jashtëzakonisht të shqetësuar”, ka thënë Rakiq.

Deklarata e Rakiqit bie ndesh me deklaratën e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë takimit me serbët e Kosovës që ka pasur sot në Rashkë, ka thënë se Goran Rakiq pranon që të shembet muri, jo pse mendon keq për popullin e tij, ose pse është frikacak, por sepse dëshiron ta ruaj paqen./KosovaPress/