Aktuale

Grabitje nën kërcënimin e armëve

Një person ka raportuar se nën kërcënimin e armës i janë marrë dokumentet personale dhe një celular.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Davidovc të Shtimes  rreth orës 14 ku viktima  ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, persona të panjohur nën kërcënim të armës i kanë grabitur dokumente personale dhe një celular.

Sipas tij të dyshuarit duke shtënë me armë zjarri në ajër janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore janë duke hetuar rastin./KosovaPress/