ShowBiz

Grace Jones: Më keqtrajtuan seksualisht në filmin e parë

Këngëtarja, aktorja dhe modeli Grace Jones ka zbuluar se ajo ishte keqtrajtuar seksualisht, derisa po bëhej gati për të luajtur në rolin e saj të parë të madh në film.

Ajo ka thënë për CNN, se një producent, emrin e të cilit nuk e ka përmendur, kishte kërkuar nga ajo që ta vizitojë në shtëpi.

“Ai, producenti, solli shampanjë. Ishte i veshur në rroba banje dhe më mori në dhomë… Ishte dhoma e tij e fjetjes,” tha Jones.

“Me shampanjë, madje në atë moshë të re… Unë ia hodha fytyrës dhe dola nga dera,” ka shtuar ajo.

Akuzat e saj vijnë në kohën për një sërë akuzash për dhunim dhe keqtrajtime seksuale në industrinë e filmit.

Dhjetëra femra kanë akuzuar producentin Harvey Weinsten për keqtrajtim seksual dhe policia ka nisur hetime për të vërtetuar akuzat.

Weinstein ka kërkuar falje për sjelljen e tij, por ka mohuar akuzat për dhunim.

Këngëtarja e hitit “Slave to the Rhythm” thotë se njerëzit në fillim të karrierës së tyre janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të tilla, transmeton KosovaPress.

“Ju dëshironi ta ndërpritni këtë, pasi jeni të përndjekur, ndoshta shumë më gjatë se sa të tjerët mendojnë. Ju përfundimisht mendoni se është kohë e madhe, kjo është mënyra ime, dera është hapur dhe ju keni përpara një monstrum për t’u përballur me të”, ka thënë Jones.