ShowBiz

Graham: Nuk ushtroj për t’u dobësuar

Ashley Graham u është kundërpërgjigjur “urrejtësve”.

Modelistja plus size në Instagram ka publikuar një video në të cilën shihet se si ushtron seriozisht dhe shumë shpejt pas kësaj pasoi një postim.

Ashley vendosi që t’iu përgjigjet të gjithë urrejtësve, të cilët vendosin komente malicioze çdo herë kur ajo publikon xhirime ose fotografi nga palestra, duke shkruar se “asnjëherë nuk do të jetë e hollë” dhe se për këtë më mirë është që të ndalojë së përpjekuri dhe se “asaj i nevojitet salla për të qenë modele”, transmeton Kosovapress.

“Çdo herë kur publikoj video në çdo ushtrim, marr komente të tilla”, ka shkruar Ashley.

Ajo la thënë se nuk ushtron për të humbur kilogramët e tepërt.