Aktuale

Grenell ripërsërit: Taksa duhet të hiqet

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë -Serbi, Richard Grenell, ka ripërsëritur se taksa duhet të hiqet.

Përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se taksa duhet të hiqet në mënyrë që t’u hapet rrugë investimeve.

“Taksa duhet të hiqet në mënyrë që investimet të zhvillohen. Është bazike”, përcjell lajmi.net.

Grenell ripostoi statusin e Koordinatorit në Zyrën për Sfidat e Mijëvjeçarit, Petrit Selimi, i cili njoftoi se do të bëhen investime të mëtutjeshme nga SHBA për Kosovën.

“Investime të mëtutjeshme në Kosovë nga @MCCgov planifikuar në buxhetin e Donald Trump. Marrëveshja kompakte pritet të sigurojë një nxitje të madhe për infrastrukturën energjetike dhe të mundësojë partneritete publiko-private që sjellin rritje ekonomike në Kosovë”, ka shkruar Selimi. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN