Aktuale

Grenellit i reagon edhe një këshilltar i Kurtit, tenton t’i minimizojë paralajmërimet e SHBA-ve ndaj Kosovës

Nga zyra e kryeministrit Kurti i kanë reaguar për herë të dytë njeriut dhe të dërguarit të posaçëm të presidentit Trump për dialogun me Serbinë, Richard Grenell.

Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit Kurti përmes një postimi në Facebook është marrur më shumë me media, që sipas po flasin me këndellje për rrezikun e largimit të SHBA-ve nga mbrotja e saj, por që në të kaluarën sipas tij s’kanë folur për presionin ndaj institucioneve, shkruan lajmi.net.

Hoxha që njihet si “filozof”, thotë se e ka përmbledhur në 14 pika atë që nuk e dinë personat që sovranitetin politik e ekonomik të Kosovës sipas tij e quan në zero.

Postimi i plotë:

Ajo çka nuk e kuptojnë dot mediat e shërbimit

I dëgjoj disa kanale mediatikë të flasin me këndellje për rrezikun që i kanoset Kosovës me largimin e ShBA-së prej mbrojtjes së saj. Shtohen aty edhe këshilltarë të dikurshëm të Thaçit. Këto media disponojnë me mijëra orë televizive ku flasin mes tyre për apokalipsin. Por nuk kanë folur kurrë për gjëmat që kanë sjellë me presionin e tyre mbi legjitimitetin e institucioneve.
Ajo që nuk dinë këta të ditur që e çuan nivelin e sovranitetit politik dhe ekonomik, gjeopolitik dhe ndërkombëtar të shtetit të Kosovës në zero, mund të përmblidhet në pak pika:
1. Analistët dhe këshilltarët nuk e dinë se 6 tetori ka ndodhur. Shqiptarët e Kosovës vendosën të mos shkojnë më tej me një pushtet që është kundër shtetit. Real-politika, për injorantët e politikës, shkon kundër politikës dhe realitetit të shtetit. Në dialogje dhe negociata duhet shkuar si shtet me institucione të pakorruptuar. Përndryshe të ulet vlera në negocim. Këtë e di shoqëria, por jo këshilltarët dhe analistët.
2. Ata sot janë të sigurtë se demarkacioni ka qenë gjë e mirë për shtetin e Kosovës, edhe pse deliberalizimi i vizave nuk ndodhi. Edhe atëherë kërcënuar se do të izolohej shteti i Kosovës. Demarkacioni është gabim sepse dha territore dhe tregoi se shteti i Kosovës është i konceptuar si i copëtueshëm dhe i dhurohet prurësit më të parë (krejt si monedhat në bankë). Me këtë traditë negocimi të tjerët do të kërkojnë gjithnjë e më shumë e do të premtojnë gjithnjë e më pak.
3. Ata nuk e dinë se kur kemi negociuar në Rambouillet kishim nga ana jonë një veprimtari të fuqishme dhjetëvjeçare, ndërsa sot kur negociohet nëpër skuta kemi si argument vetëm dëshminë e një shteti dymbëdhjetëvjeçar të korruptuar.
4. Ata nuk e dinë se Amerika është e krahasueshme me Evropën, e jo me një ambasador. Se Shtetet e Bashkuar janë një njësi e shumëfishtë dhe jo se nuk mund ta fyejmë e t’i japim përmasën e një analisti e këshilltari të Thaçit.
5. Ata nuk e dinë se nuk është politikë kur flet vend e pa vend për integrime euro-atlantike dhe, papritur, një ditë të bukur e zhduk prej fjalorit fjalën Europë. A thua se ke ndërrua kontinent me magji, a thua se shteti është autobusi publicitar i Veselit. Nëse jemi në realpolitikë, vlen të dihet qëBrukseli është realisht aty, pavarësisht dëshirave tona të natës.
6. Këta këshilltarë dhe analistë i dëgjon vetëm presidenti i tyre e jo shoqëria që varfërohet dita-ditës. Ata kanë jetuar me paga të mira e me sukses në një ekonomi pa kontroll, ndaj dhe një ekonomi e drejtë i shqetëson.
7. Ata nuk e dinë se për hir të pagave të tyre të majme nuk mund të jepen copa atdheu. Gjithsesi, ata kanë shumë paraardhës në historinë tonë.
8. Ata e kanë zhytur në amnezinë e tyre faktin se ishte ambasador ai që e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës terroriste, ndërsa një emisar ai që erdhi e bisedoi me ta.
9. Ata nuk e kanë kuptuar kurrë se ka disa dallime mes Vuçiçit dhe Thaçit. I pari deklarohet para popullit gjithnjë e më shpesh, u flet për vështirësitë me Amerikën dhe Evropën, dhe nuk ua bën fushë me lule siç bën Thaçi. Thaçi vepron ilegalisht dhe del në media vetëm për të dhënë garanci për miqësi e mbrojtje pa kushte. Por e ka për veten e jo për Kosovën.
10. Ata nuk e dinë se populli e merr vesh mirë se ndonjë shoqatë gazetarësh e akuzon për mungesë transparence Albin Kurtin, ndërkohë që Thaçi nuk i përgjigjet asnjë thirrjeje për bashkërendim të politikës së jashtme. Analistëve dhe këshilltarëve të Thaçit e të pushtetit të shkuar nuk u bëhet vonë që presidenti shkon qëndron illegalisht skutave të kancelarive, në pritje të ndonjë premtimi për sigurinë e tij me çmimin e tokave shqiptare.
11. I njëjtipresident që bëri gjithë presionin për dhomat speciale, pra për relativizimin e luftës çlirimtare, tani del kundër kësaj gjykate speciale. Futi në këtë lojë gjithë Kuvendin e Kosovës, ndërsa tani e kthen në problem personal. E përsëri luan kundër kësaj gjykate me fatin e tërë Kosovës.
12. Ata nuk e kuptojnë, të mjegulluar në cerebralin e tyre prej jetës së bujshme në një vend të pabujshëm, se Zajednica dhe shkëmbimi i territoreve nuk janë as vendime alternativë, as vendime konvergjues, por thjesht vendime që shkatërrojnë shtetin e Kosovës, bosnjëzimin e saj ose më keq.
13. Ata nuk kuptojnë se Albin Kurti do të zbatojë atë program për të cilin ka fituar votat e jo një program të kundërt. Ky është dallimi mes Albin Kurtit dhe nomenklaturës së shkuar.
14. Këshilltarët dhe analistët nuk e kuptojnë se janë para një fakti të ri. Kosova ka udhëheqje të brendshme dhe politikë të jashtme. Kosova nuk është më shteti i dy minutave të negocimit dhe as e vrapimit nëpër tryeza vetëm për ca sekonda nënshkrimi. Është po aq e sigurtë se kancelaritë e huaja do ta kuptojnë këtë gjë para se ta kuptojnë analistët dhe këshilltarët e pushtetit të shkuar. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN