Rajon & Botë

Greqi, shqiptari i jep fund jetës

Një shtetas shqiptar, i ndaluar në rajonin e policisë “Ajo Nikolao” në Kretë, është gjendur i vdekur në dhomën ku mbahej.

Sipas policisë, viktima ka vendosur t’i japë fund jetës duke lidhur rreth qafës një çarçaf. Ka qenë roja i rajonit që e gjeti të pajetë shqiptarin, mëngjesin e kësaj të marte.
Emri i viktimës dhe arsyeja e ndalimit të tij në polici nuk bëhen publike.

Policia greke thotë se, trupi i viktimës u dërgua në Morgun e Spitalit të Heraklios, për ekzaminim mjekoligjor, ndërsa Prokuroria e Kretës deklaroi se do të hetojë për ngjarjen.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve, që në burgjet greke humbin jetën shtetas shqiptarë. Një ditë më parë u ekzekutua brenda burgut të “Koridhalosë”, Albert Bako, shqiptari nga Berati. /tch

the authorSamir Dalipi