ShowBiz

Greta Koçi rrëfehet…Ja çfarë zbulon për jetën personale

E ftuara e sotme në emisionin “Chic” nga Fjodiora Fjora në News 24 është këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi.
Edhe pse merr miliona klikime sa herë publikon një këngë të re është po aq e thjeshtë sa herë që rrëfehet në emisionin “Chic”. Kjo është një intervistë e veçantë pasi këngëtarja shqiptare, nëse e keni vënë re nuk i pëlqen shumë të dalë në media.

Menjëherë pas publikimit të këngës së saj të fundit Greta ka rrëfyer për këtë eskperiencë të re që vjen në prag Krishtlindjesh.

Çfarë solli të re kjo baladë, Greta gjithashtu rrëfehet për herë të parë për marrëdhënien me motrën e saj, me muzikën me prindërit etj. Këngëtarja do të flasë dhe për faktin pse nuk zgjedh një të dashur.

Ka kaluar pak ditë që ka dalë në treg një tjetër baladë e jotja?

Baladat unë i kam në zemër dhe le të themi i zotëroj. Është rryma ime e preferuar dhe unë aty shkëlqej vokalisht. Në një peridhë të mbingarkuar tregu unë kam ardhur me këngë ritmike dhe për fatim tim kam sjellë muzikë që dëgjohet sot nga të gjitha brezat. Unë me këngën përsëri e ndieja të nëvojshme të vija me një baladë, por kush do ta realizonte. Sa më shumë kalojnë vitet përgjegjësia është më e madhe se më cfarë do të dalësh sepse njerëzt presin shumë kur emri rritet. Dhe këtë herë ia besova Genc Prelvukaj, ne kemi një bashkëpunim të ngushtë me të dhe e kemi edhe partner në studio, ai ka studion e tij në Prishtinë dhe ne studion tonë. Ia besova atij, teksti është shkruar nga Eni motra ime dhe u regjistrua në Prishtinë, ndërsa klipi është xhiruar në Tiranë.

Thjeshtësia, portreti dhe natyrshmëria duket se është rikthyer shumë fortë në klipet e shumë këngëtarëve botërorë dhe shqiptar. Njerëzit u lodhën nga luksi dhe duan të fokusohen te muzika.

Jo të gjithë këngëtarët e mendojnë kështu. Primare është zëri sepse ti je këngëtar, atëherë kur e ke këtë nuk ke frikë mund të dalësh edhe thjeshtë me një bluzë edhe del bukur e nuk kërkon gjëra luksi që të bien në sy. Edhe këngët e mia nuk kanë lidhje me gjëra të tilla e jam munduar t’i trajtoj sa më thjesht sa më këndshëm për njerëzit.

Kjo këngë është një bashkim një punë në skuadër, por ti gjithmonë fut pjesën tënde, te muzika, te mënyra si organizohet look-u?

Po, unë i qëndroj vet në kokë edhe kur krijohet kënga, muzika madje ka shumë këngë që pavarësisht se nuk e them ka strofa të këngës që janë të miat, apo refreni orkestrohet nga unë dhe nuk kalon asnjë këngë pa aprovimin tim dhe sidomos të mamasë sime, të prindërve të mi. Duhet thënë se i kam muzikant jo se janë thjesht prindër. Kështu që kënga kalon në një filtër shumë të madh para se të dalë shkruan BalkanWeb.

Mamaja të ka ndjekur që në hapet e para të karrierës dhe nuk të është ndarë edhe pse tani të ka lënë pak më të lirë?

Besoj se është mosha tani dhe pjekuria, por edhe jam stërvitur me botën e artit. Në fillimet e mia unë nuk i ndjeja bërrylat apo dashakeqësitë sepse ishte ajo që dilte para të gjithave, menaxhimi është shumë i rëndësishëm. Është fat i madh që të kesh njerëz që të menaxhojnë sidomos kur është familja jote. Muzika fillon e kthehet në biznes, por një këngë ka shumë shpenzime edhe pse njerëzit thonë ca jete bëjnë këta. Një klip kushton, një dalje televizive kushton. Domethënë janë të gjitha gjera që kanë koston e vet, nuk mund të arrihen lehtë, por edhe fitimet kur arrin në një stad janë goxha të mëdha nuk krahasohen me një njeri që bën një punë normale. Gjithashtu ne kemi pasur edhe disa biznese të tjera në lidhje me muzikën. Kam pasur një radio, tashmë kemi një studio muzikore dhe janë të gjitha një zinxhir i madh në shërbim të muzikës.

Numri i klikimeve të këngës rritet çdo ditë në mënyrë të ndjeshme, por më bëri kurioze ajo që the nuk është gjithçka aq luks sa duket. Ti ke hipur në skenë që 13 vjeçe dhe nuk është kaq e thjeshtë të ngjitesh aty ku je sot apo t’i kesh të gjitha menjëherë.

Unë kam nisur që herët dhe nuk e mendoja që do arrija ku jam sot edhe pse dëshira ishte e madhe. Gjërat nuk arrihen lehtë, ka qenë puna ajo që më ka sjellë deri këtu. Shumë të rinj sot janë të prirur rreth botës së artit.Kujtoj diçka, unë këndoj dhe muzikë popullore qytetare, e cila është një rrymë shumë e vështirë për t’u kënduar. P.sh. një këngëtar që di të këndojë muzikë popullore di shumë mirë të këndojë muzikën e lehtë. Kur isha e vogël kur sapo kisha nisur mami më thoshte do mësosh një kolazh këngësh jugu. Ndërkohë që unë qaja e i thoja nuk dua të këndoj popullore, ndërsa ajo më thoshte duhet ta mësosh se do të të duhet. Dhe kam punuar duke qarë, nuk doja me zor të madh kam mësuar gjithë teknikën e muzikës popullore dhe orë të tëra atë të muzikës së lehtë domethënë një punë intensive.

Vazhdon të merresh me zërin me të njëjtin intensitet siç merresh me prodhimin në studio të këngëve?

Jo, ka ikur koha e mësimit, vetëm se përpara se unë të hyj të incizoj një këngë, atë e punoj shumë mirë domethënë “nuk më ka hyp vetja në qejf” dhe të them kam 14 vjet që këndoj e do hyj pa provë. E punoj, e studioj një këngë pastaj hyj. Edhe sot kur dal në skenë kam emocione.

Kur një këngë del dhe ke hequr një barrë të madhe është më i rëndësishëm promovimi apo mendon për këngën tjetër?

Sapo lancohet kënga është ajo kënaqësia që të marrësh urime, të shohësh sa ecën klikimet. Marrim njëherë kënaqësinë pastaj mendojmë për këngën tjetër, pauza nuk ka.

Por a të lodh ky intensitet që e ke gjatë gjithë vitit, ke kohë për veten?

U bënë kohë shumë vite dhe nuk mbaj mend që një festë ta kem kaluar në shtëpi, kjo nuk ndodh sepse jemi në krye të detyrës, por sikur jemi mësuar me këtë. Unë kam zgjedhur këtë rrugë, e cila ka dhe kostot e saj. Kjo të privon dhe nga jeta private, të bësh një jetë normale sic bëjnë njerëzit që dalin, që shëtisin etj. Je në qendër të vëmendjes, duhet të vishesh e të lyhesh gjithmonë.

Ti je përpjekur që jetën private ta mbash shumë të fshehtë dhe nuk kam gjetur pjesë të jetës private të eskpozuar? Ti ke qenë gjithmonë shumë fanatike, është vendim i mamit apo i joti?

Jo është natyrë e imja, kur kam qenë e vogël ishte kujdesi i familjes por më shumë ka lidhje me natyrën time. Po të kishte qenë diçka do të kishte dalë, unë bëj një jetë të qetë jam e fokusuar në karrierë, e dua shumë familjen, dua që të vijë një ditë i duhuri (partneri) por deri tani jam totalisht në fokus të karrierës.

A ngjan me motrën tënde Eni?

Jo, jemi të kundërta unë i ngjaj në natyrë babit, Eni është ekspresive si mamaja, unë jam më e qetë më e shtruar. Nuk krijoj ‘armiqësi’, mbaj një lloj distance dhe korrektese me njerëzit. Ndërsa Eni po të deshi të do po nuk të deshi bota të kthehet përmbys nuk kthen.

Së fundmi ju kemi parë të dyja edhe në modë? Nisi si pasion apo si interesi i njerëzve për atë çka ju paraqisni skenikisht?

Jo nuk ka qenë pasion, të paktën nga ana ime, Eni është tip që merret me modën, i ndjek është ekstravagante, guxon shumë. Ajo ka qenë më e dhënë unë jo dhe aq sepse jam e fokusuar te ajo që di të bëj më mirë, pa u hallakatur. Mirëpo ne në gjithë këto vite në kemi punuar dhe për veshjet, sepse për këngëtarët është shumë problem, sepse një veshje e bukur edhe pse e blen shumë shtrenjtë nuk mund ta veshësh dy herë tre herë s’bëhet fjalë. Kështu që neve na mbesin në dollap shumë gjëra dhe në vite unë u lidha me biznese, që merren me veshje për t’u veshur atje. Ne visheshim e njerëzit pyesnin ku i merrnim etj, e pamë që interesi ishte i madh. Dhe thamë pse jo ta hapnim vetë dhe pse jo në shërbim të vetes dhe të gjithë atyre njerëzve që duan të vishen.

Me hyrjen e dhjetorit kanë nisur dhe koncertet dhe ti udhëton shumë?

Koncertet me rezervime i kam mbyllur deri për Shën Valentinin. Kemi vetëm pak ditë pushim. Kemi një treg të mirë më Kosovën, njerëz që na duan, publik i madh që mezi na presin, por edhe pjesa e Diasporës, Zvicra, Gjermania, Italia, Greqia në të gjithë botën, nuk ka vend të botës që unë nuk e kam shkelur. /BalkanWeb

the authorE B