Aktuale

Greva 24 orëshe e ish-të burgosurve politikë: Qeveria të na plotësojë kërkesat, ose vetëflijohemi!

Një grevë 24 orëshe kanë nisur ish-të burgosurit politikë ditën e sotme.

Sipas tyre kjo grevë bëhet pasi qeveria nuk ka mbajtur premtimet. Mësohet se ata janë vendosur para institucionit të Riintegrimit të ish-të dënuarve politikë.

Por, ish-të përndjekurit kanë paralajmëruar një grevë me përmasa më të mëdha se kjo e ditës së sotme.

Po ashtu, ata shkojnë më tej më deklaratat e tyre, ndërsa paralajmërojnë se do të marrin akte ekstreme, deri në vetëflijim nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen.

Kjo nuk është hera e parë kur ish-të përndjekurit hidhen në protestë, pasi ata pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer në masën e duhur dhe se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga shtetit në këto vite.