ShowBiz

Gruaja e John Travolta, Kelly Preston humb luftën me kancerin, ndërron jetë në moshën 57 vjeçare

Aktorja e njohur dhe gruaja e John Travolta, Kelly Preston, ka ndërruar jetë.

Në moshën 57 vjeçare, pas një lufte me kancerin, gruaja e John Travolta, Kelly, është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vet Travolta, i cili përmes ‘Instagram’ ka shkruar: “Ajo luftoi guximshëm, me dashurinë dhe mbështetjen e shumë njerëzve”, transmeton lajmi.net.

Kelly Preston njihet për rolet e saj në ‘Twins’ dhe ‘Jerry Maguire’.

Vdekja e saj (e diel 12 korrik) vjen pas dy viteve luftë me kancerin. 

the authorGazetaKNN