Rajon & Botë

Gruaja palestineze qëllohet me armë pasi tentoi t’i therë me thikë dy ushtarë izraelitë (Video +16)

Kamerat e kanë kapur momentin kur dy ushtarë izraelitë qëllojnë me armë mbi një grua palestineze e cila tentoi t’i therë ata me thikë, në një stacion autobusi në territorin e okupuar nga Izraeli, West Bank.

The Times of Israel raporton se incidenti ka ndodhur në rrugën “Gitai” afër Ariel, një vendbanim izraelit dhe qytet në qendër të West Bank, përcjell Gazeta Express.

Videoja është filmuar nga një makinë e rastit e cila po kalonte andej pari në momentin e incidentit të martën në mbrëmje dhe është postuar në Youtube.

Më vonë, një zëvendës i ushtrisë izraelite ka thënë se guraja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes.

Pastaj, është dërguar në një spital afër në gjendje të rëndë./Gazeta Express/

the authorSamir Dalipi