Rajon & Botë

Gruaja terroriste kryen sulm vetvrasës, 2 të vrarë 9 të plagosur

Një grua ka kryer një sulm vetëvrasës duke shpërthyer një bombë në një turmë të madhe njerëzish në Irak.

Zyrtarët iranianë kane thënë se sulmi ishte kryrë nga një grua tuniziane dhe deri më tash raportohet për dy persona që kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, mes tyre dy ushtarë.

Sulmi erdhi një ditë pasi një tjetër grua kreu një sulm vetëvrasës në një kamp të Bagdadit duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 13 të tjerë.

Sulmi i ditës së sotme ndodhi në një kampin Kilo, në të cilin janë zhvendosur shumë familje që janë detyruar të largohen nga zonat ku forcat e qeverisë po luftojnë kundra terrorsitëve të të ashtëquajturit Shteti Islamik.

Militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin duke thënë se caku i tyre ka qenë një pozicion i ushtrisë irakiane.

the authorE B