Sport

Guardiola: Ja në cilin vend do të përfundoj Man Utd

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, mendon se Manchester United mund të përfundoj sezonin në vendin e karterët.

Manchester United e ka nisur shumë keq sezonin e ri. ‘Djajtë e Kuq’ gjenden në vendin e gjatë në renditjen tabelore me 21 pikë të tubuara.

Por, menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i bindur rivalët e Manchester United kanë cilësi të përfundojë në vendin e karterët katër këtë sezon në Premierligë.

“Unë pashë ndeshjet kundër Stoke, Burnley dhe një tjetër në Old Trafford. Ata meritonin për të fituar këto ndeshje. Por futbolli është kështu”, ka deklaruar Guardiola.

“Sigurisht United kanë cilësi. United vështirë se mund të luftoj për titull pas ka një distancë të madhe, por ata mund të përfundojnë në vendin e karterët”, ka theksuar strategu spanjoll. /Express/