Aktuale

Gusia: Mediat të përkrahin gratë kandidate

Kryeshefja ekzekutive nga Agjencia për Barazi Gjinore, Edi Gusia, ka kërkuar nga mediat që t’u ipet hapësirë më e madhe grave dhe vajzave kandidate në zgjedhjet lokale.

Gusia këtë deklaratë e ka bërë gjatë prezantimit të hulumtimit “Gratë në mediat e shkruara” për vitet 2014-2015-të.Duke pasur parasysh rëndësinë e mediave që kanë në formësimin e mendësisë në luftimin e mentalitetit, në çrrënjosjen e stereotipeve gjinore, Gusia ftoi mediat që të bashkëpunojnë me gratë kandidate.

Ndërsa, Agon Maliqi, udhëheqës i ekipit të këtij hulumtimi, ka thënë se problemi i çështjes gjinore nuk është veç në Kosovë, por është problem global.Ai në bazë të hulumtimit ka gjete se temat ku më së shumti janë trajtuar gratë ka qenë politika.

Nga ky hulumtim kanë dal disa rekomandime që në organet vendimmarrëse të mediave të shkruara duhet të krijojnë mekanizma që mundësojnë raportime të balancuar në aspektin gjinore.. Po ashtu bordet redaktorialë të mediave të shkruara të krijohen kushte për ofrim të trajnimeve për gazetë me qëllim të raportimeve profesionale, etj./KosovaPress/