Aktuale

Haliti shefes së BE’së: Nuk e dinim se korrupsioni ishte kriter për vizat

Nënkryetari i kuvendit Xhavit Haliti ka thënë se kriteri i luftimit të korrupsionit për liberalizimin e vizave nuk është përmendur gjatë takimeve që ai ka pasur në Bruksel. Sipas tij kriteret e vendosura për Kosovën nga Bashkimi Evropian (BE) janë të tepërta. Ndërkaq Udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova bëri të ditur se janë dy kritere për tu përmbushur nga Kosova, shkruan Gazeta Express.

 

Duke folur për liberalizimin e vizave, çështje kjo e cila dominoi gjatë këtij takimi, Apostolova, nënvizoi se për të arritur këtë duhet përmbushur dy kritere: së pari, ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe kushti i dytë, tha ajo, është luftimi i korrupsionit.

Lidhur me luftën kundër korrupsionit ajo e bëri të qartë se duhet dëshmuar vullnet dhe përkushtim për luftimin e tij.

Por, anëtar i këtij Komisioni, Xhavit Haliti, pasi vlerësoi se kriteret e vendosura për liberalizimin e vizave janë të tepërta, nënvizoi se kriteri i dytë, ai për luftën kundër korrupsionit nuk u është thënë gjatë takimeve që kanë pasur me përfaqësuesit e BE-së.