Sport

Hamdi Salihi sulmon De Biasin

Hamdi Salihi ka reaguar ashpër ndaj Gianni De Biasit.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka lënë Hamdi Salihin jashtë Euro 2016, kjo duket se e ka irrituar tej mase sulmuesin e Skënderbeut.

Sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi, ka shpërthyer me akuza ndaj trajnerit italian dhe FSHF’së, duke thënë se disa persona të caktuar e kanë lënë atë jashtë Kampionatit Evropian që do të zhvillohet në Francë, duke filluar nga 10 qershori.

“Unë nuk i kuptoj kriteret e Gianni De Biasit. FSHF duhej të më jepte një shpjegim. Disa persona të caktuar më lanë jashtë Kombëtares. Ky nuk është faji im, por i rrethanave që s’kanë të bëjnë fare me futbollin”, ka deklaruar Salihi. /Express/

Leave a Reply