Sport

Hamšík, dy gola larg rekordit (Foto)

Marek Hamsik është afër një rekordi historik. Mesfushori i Kombëtares së Sllovenisë shënoi një gol në fitoren e Napolit, 3 me 0 kundër Cagliarit.

30-vjeçari shënoi golin e tij të 114 në karrierë me skuadrën e Napolit, gol ky që hap më shumë gjasat për t’u bërë “mbreti” napolitan, shkruan IndeksOnline.

Hamsik i nevojiten edhe 2 gola për ta thyer rekordin historik të Diego Maradonas, ky i fundit ka shënuar 115 gola për ekipin italian në 260 paraqitje.

Mbetët të shihet se kur do të jetë dita e rekordit për Hamsikun, por kjo është e sigurt ai do të bëhet një idhull në anën napolitane./IndeksOnline/