Aktuale

Hamza-Nagavcit për rastet me Koronavirus: Në pandemi keni mbajtur tubime

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pasi deputetja e saj Arbërie Nagavci akuzoi Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të situatës së pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Hamza u shpreh se rritja e numrit të rasteve me Coronavirus, ka ndodhur për shkak se Vetëvendosje organizonte tubime në kohë pandemi.

”Është rritë numri i rasteve. Në pandemi me mbajt tubime, qysh s’rritet more. Rritet rritet edhe shumë bile”.

”Shumica e masave që janë të propozuara, janë masa për mbylljen e minusave që janë bërë si kohë e situatës së krijuar”.

”Herë do kur ndodhë auditimi, ka me regjistruar këto te gjetura”.

the authorGazetaKNN