Aktuale

Hamza: Të gjitha kategoritë kanë nevojë për ndihmë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot janë mbledhur për të diskutuar në lidhje me pakon emergjente financiare të propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës, për tu ballafaquat me krizën pandemike me të cilën po përballet Kosova, raporton Front Online.

Bedri Hamza nga radhët e PDK-së tha se vendiështë në situatë të pandemisë, por Kuvendi është duke funksionuar.

“Nëse eksiston vullneti politik këto çështje do të kryhen shumë shpejt , shumë biznese kanë nevojë per ndihmë, edhe pensionistet edhe sportistat, të gjtha kategorit kanë nevojë per ndihme, këto projektligje nuk e dëmtojn askend”, tha ai.

Hamza kërkoi që të votohet ky mocion nga deputetët e Republikës.

“Bazuar në situatën në të cilën është vendi. Këto dy projektligje i plotësojnë kushtet që të futen në seancën e sotme. Ne me qëllim që t’i ndalim në ndihmë qytetarëve të Kosovës, dhe kjo çështje e kalon nivelin e një partie politike, por Kuvendi nuk ka problem të marrë nisma ligjore”.

“Ne jemi të vonuar në këtë temë. Shumica e vendeve i kanë marrë këto masa. Nëse këto ligje nuk futen në procedurë dhe nuk aprovohen, atëherë masat e qeverisë biejnë ndesh me kushtetutën e Republikës”, ka thënë ai.

Kujtojmë se pakoja emergjente e Qeverisë në detyrë është paraparë të jetë 170.6 milionë euro, ndërsa ajo e propozuar nga partia opozitare PDK kap shifrën 320 milionë.

the authorGazetaKNN