Shëndetësi

Hani karrota që të shpëtoni prej kancerit

Ekspertët iranianë bëjnë të ditur se te femra të cilët përdorin karota të gjalla, rreziku i prekjes me kancerin në gji ulet 5-8 herë.

Ata gjithashtu theksojnë se përdorimi i përditshëm i jeshillëqeve është faktor i uljes së rrezikut të shfaqjes së kancerit në gji. Sipas tyre jeshillëqet me ngjyrë të gjelbër të theksuar dhe portokalli, janë faktorë që parandalojnë shfaqjen e kancerit në fyt dhe në mushkri dhe nëse njerëzit çdo ditë konsumojnë të paktën një pjatë me këto produkte, ata në moshën e thyer do të kenë shumë pak probleme me kujtesën.

Përveç kësaj jeshillëqet në formë rrënje për shkak se ulin jashtë mase sasinë e kolesterolit në trupin e njeriut, parandalojnë sëmundjet e sistemit vaskular. Konsumi i tyre shton edhe nivelin e gjakut në trupin e njeriut.