Aktuale

Haradinaj: A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar në lidhje me gjendjen me pandeminë në Kosovë.

“A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?!”, ka pyetur Haradinaj në një postim në Facebook.

“A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë!
Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan.
Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij!
RH”, shkruan Haradinaj. /ATVLIVE