Aktuale

Haradinaj akuzon Zharkun se nuk e pagoi Bechtelin por çoi para në komunat e LDK’së

Pas një fjalimi të gjatë të ish-ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku, kryeministri Ramush Haradinaj i quajti shpjegimet e Zharkut si manipulime, duke arsyetar pagesën e gjobës prej 53 milionë eurove ndaj Bechtel-Enka për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.
Kryeministri Haradinaj ka thënë sot në interpelancën e thirrur pagën e gjobës ndaj Bechtel-Enkas prej 53 milionë eurove se nëse kjo shumë nuk do të paguhej, Kosova do të pësonte rëndë në Gjykatën e Arbitrazhit.

“E kam gjetur një borxh që nuk është pagu dhe është rritë. Nuk kemi mundur që të mos i paguajmë sepse kishim shku në Arbitrazh dhe do ta kishim pasë të humbur rastin”, ka thënë Kryeministri.

Sipas kryeministrin dëmi prej Arbitrazhit do të mund të ishte deri në 200 milionë euro.

“Nuk ka qenë e padhimbshme, por kjo është një nga minat që ne e kemi gjetur kur kemi ardhur”, ka thënë ai.

Ndërsa Kryeministri ka akuzuar ish-ministrin Zharku se në vend se të paguante shumën prej 14.7 milionë eurove Bechtelit për zgjatjen e projektit, ai ka investuar në komunat ku udhëhiqte LDK’ja.

“LDK ka marrë 30 projekte që nuk kanë qenë të planifikume në buxhet, në komunat qe qeveriste LDK’ja. Në vitin 2016 116 projekte të paplanifikuara”, ka thënë Haradinaj. /Express/

the authorE B