Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj, ka thënë të dielën se Kosova e ka dhënë provimin dhe ka uruar sovranin për vendimin e marrë, si dhe për besimin e dhënë koalicionit PAN.
“Fitorja është bindëse dhe më bindëse se sa thotë Exit Polli. Me këtë vendim sovrani na obligon ta formojmë qeverinë në kohën e duhur. Urime zgjedhjet Kosovë, urime të gjithëve”, tha Haradinaj.
Sipas tij, zgjedhjet janë më të mira që janë mbajtur ndonjëherë në Kosovë./KosovaPress/