Aktuale

Haradinaj ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim (Video)

Arrestimi i Ramush Haradinajt është krejtësisht politik dhe nuk ka të bëjë asgjë me akuzat që e ngarkojnë atë dhe për këtë arsye Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pret që gjykata franceze më 6 prill të marrëvendimin për lirimin e Haradinajt.

Ali Berisha nga kjo parti thotë se jo vetëm AAK-ja por gjithë qytetarët presin që Ramush Haradinaj të lirohet dhe të kthehet në Kosovë.

Ai gjithashtu ka thënë se vendimi në dëm të Haradinajt do të jetë dëmi më i madh i Kosovës.

Edhe avokati Tom Gashi e ndan të njëjtin mendim se arrestimi i tij është i kontekstit politik dhe beson se vendimi i datës 6 prill do të jetë vendim i drejtë dhe Haradinaj do të lirohet.

Gashi është i bindur se kreu i AAK-së asnjehërë nuk do të ekstradohet në Serbi.