Aktuale

Haradinaj: Kemi ngritë çështjen e Trepçës, asociacionit dhe demarkacionit

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, tha se e vërteta është se ka pasur dhunë, ngase ka pasur aktivistë të përgjakur.

“Asnjëri prej juve nuk treguat pse ka pasur gaz në Kuvend. Kemi ngritë çështjen e Trepçës, asociacionit dhe demarkacionit, për këtë ka pasur gaz. Për me i ndaluar këto veprime në dëm të shtetit, ndihemi krenar edhe pse kemi përdorë gaz, ngase kanë qenë të domosdoshme”, tha Haradinaj, raporton KosovaPress.