Aktuale

Haradinaj kujton mjekun Shpëtim Robaj, i cili shëroi ushtarët e UÇK-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar mjekun, Shpëtim Robaj në 21-vjetorin e rënies së tij.

Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka thënë se mjekun Shpëtim Robaj do ta kujtojë gjithmonë për punën e tij humane në UÇK, transmeton Telegrafi.

“Sot, në 21- vjetorin e rënies, kujtojmë me pietet mjekun atdhetar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Zeqir Robaj, që me punën e tij humane, shëroi në frontet e betejat e luftës shumë nga trimat tanë. Shpëtimi si edhe shumë kolegë të tjerë me misionin e tyre i dhanë kuptim idealit për luftën për liri dhe pavarësi dhe u vunë në shërbim të atdheut deri në vetëmohim”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se është krenar me ta gjithë të rënët që në cilëndo mënyrë kontribuuan që sot Kosova jonë të jetë e lirë, e pavarur dhe sovrane.