Aktuale

Haradinaj: Majlinda, heroina jonë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është takuar me xhudisten e njohur Majlinda Kelmend dhe trajnerët e xhudos Driton dhe Agron Kuka.

Sipas Haradinajt, Majlinda është vajzë e artë dhe se ajo do të mbetet gjithmonë heroinë. Postimi i Haradinajt në Facebook:

Është për çdo admirim puna e ekipës, Majlinda Kelmendi, Driton dhe Agron Kuka, që kaluan të gjitha sfidat për të lënë shenjë të pashlyeshme në historinë e sportit kosovar duke e nxjerrë Kosovën ashtu siç kemi dëshirë të jemi në të gjitha aspektet tjera. Puna ekipore dhe vendosmëria gjithmonë paguhen dhe të gjithë mund të mësojmë nga kjo.Majlinda, vazja e artë, është dhe do të mbetet përgjithmonë heroina jonë dhe fitoret e saja do të vazhdojnë të frymëzojnë sportistët shqiptarë për gjenerata të tëra.

I sigurova, që Qeveria që unë drejtoj, do të angazhohet që të gjithë sportistët tanë të trajtohen me dinjitet, duke ju siguruar atyre kushtet e nevojshme që t’i sjellin fitore të reja Kosovës dhe të vazhdojnë të na bëjnë të gjithëve krenarë. RH