Aktuale

Haradinaj me ambasadorët para takimit me delegacionin gjermano-francez

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar mëngjesin e sotëm ambasadorët e Kosovës në Gjermani dhe Francë, Beqë Cufajn dhe Qëndrim Gashin.

Ky takim i kryeministrit është bërë para se të zhvillohet takimi me një delegacion me gjermano-francez, i cili do të qëndrojë gjatë ditës së sotme në Kosovë.

“Në takimin e mëngjesit të sotëm së bashku me Ambasadorët e Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj në Gjermani dhe Qëndrim Gashi në Francë ku diskutuam për temat rreth vizitës së sotme të delegacionit gjermano-francez në Prishtinë”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në Kosovë do të qëndrojë një delegacion me zyrtarë të Gjermanisë dhe Francës.

Ata do të takohen me tre liderët e vendit, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe me drejtuesit e Ekipin Negociator për Dialog./FaktePlus