Aktuale

Haradinaj merr ftesë nga Amerika

Haradinaj ka pranuar ftesë që më 6 shkurt të këtij viti të merr pjesë në manifestimin shumë të njohur Lutjet e Mëngjesit.

Ftesa në adresë të Haradinajt ka ardhur e nënshkruar nga dy kongresistë amerikanë, John Moolenaar dhe Thomas R. Suozzi.

Në ftesë potencohet rëndësia e kësaj ngjarjeje të vjetër plot 67 vjet dhe në këtë cilën pritet të merr pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Ky është viti i 68-të, që Amerika mbanë Lutjet e Mëngjesit, e cila drejtohet nga presidenti.