Aktuale

Haradinaj në Shkup, ha drekë me Komisionerin Hahn

Në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup të Maqedonisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një drekë pune me Komisionerin e BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. I pranishëm ishte edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.
Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin temat që u diskutuan në këtë drekë pune, njofton Zyra e Kryeministrit.

Në këtë takim u theksua që digjitalizimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është parakusht elementar për integrimin në Bashkimin Evropian.

Në mes tjerash, Kosova konfirmoi bashkërenditjen e saj me shtetet e Ballkanit Perëndimor në heqjen e tarifave të roamingut brenda këtyre vendeve në fazën e parë dhe më pas me shtetet e BE–së, si dhe angazhimin konkret në digjitalizimin e Administratës Publike.

Samiti Digjital i vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet në Shkup të Maqedonisë dhe Kosova po përfaqësohet nga vet Kryeministri Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet e vendit.

the authorE B