Aktuale

Haradinaj nënshkruhet në Librin e Zisë për ish presidentin Chirac

Sot është hapur libri i ngushëllimeve në nderim të ish-presidentit francez, Jacques Chirac.

Në librin e Zisë ka shkruar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, përcjell FaktePlus.

Haradinaj, ka shkruar se Jackues Chirac ishte një mbështetës i pashoq i së drejtës sonë.

Postimi i tij i plotë:

Kosova do të kujtojë gjithmonë ish Presidentin frances Jacques Chirac, si një mbështetës i pashoq, i së drejtës tonë!

Sot, në Ambasadën e Francës në Prishtinë, nënshkrova në Librin e Zisë, ngushëllimet më të sinqerta, familjes, popullit dhe shtetit francez, për humbjen e Presidentit Chirac./FaktePlus