Aktuale

Haradinaj: Nëse nuk na njeh Serbia, taksën do ta mbajmë deri në vitin 2022

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se qëndrimi i Departamentit të Shtetit Amerikan vjen te ai përmes ambasadorit, dhe se kërkesën për heqjen e taksës duhet ta thotë ai.
Haradinaj ka thënë se taksën ndaj Serbisë do e pezullonte sot nëse Serbia do vendoste ta njihte Kosovën.

“Sot e kishim pezullu sikur ta kishim një kontratë për me nënshkru, tarifa nuk është vendos për me blloku marrëveshjen. Por para se të kemi një marrëveshje për njohje nga Serbia nuk ka logjik që taksa me u heq. Nëse shkruhet një kontratë për me shku me jap firmën unë e nënshkruaj”, ka deklaruar kryeministri pas mbledhjes së Qeverisë, raporton lajmi.net

Tutje, i pari qeverisë ka thënë se taksën do ta mbajnë deri në vitin 2022 nëse Serbia nuk pranon ta njoh shtetin tonë.

Në këtë vit pritet të kuptohet nëse Serbia do të mund t’i përmbush kushtet kalimtare për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa për të hyrë në BE i duhet t’i normalizoj marrëdhëniet me Kosovën.

Haradinaj ka theksuar se duhet të dihet se ku është Kosova në rendin për të hyrë në BE pasi që nuk duhet lejuar që të mbetet e fundit në listë. /Lajmi.net/