Aktuale

Haradinaj ngrit padi kundër listës serbe

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka autorizuar që në emër të tij, të deponojë padi për shpifje dhe fyerje kundër listës serbe.

“Haradinaj dëshiron që çështjet dhe deklarimet me dimension shpifës dhe fyes, të dalin prej fushës politike, dhe të zhvendosen ku e kanë vendin, në Gjykatë. Ky shtet duhet dhe do të funksionojë, mbi bazën e Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në facebook.