Aktuale

Haradinaj ngushëllon familjet e viktimave të Munihut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjet e viktimave që humbën jetën në sulmin e armatosur në Munih të Gjermanisë. Duke e cilësuar një sulm makabër, Haradinaj ka ngushëlluar familjet duke thënë se kjo dhimbje është e përbashkët, transmeton Gazeta Express.

“Ne si shoqëri dhe shtet duhet të jemi më shumë se kurrë të bashkuar dhe të vendosur t’i mbrojmë liritë dhe vlerat tona kombëtare dhe civilizuese, dhe të jemi pjesë e luftës së përbashkët ndaj së keqes dhe terrorit që po na sulmon të gjithëve, pa përjashtim.” e përfundon Haradinaj mesazhin e tij.