Aktuale

Haradinaj nis takimet me qytetarët, diskuton për zhvillimet e fundit

  • Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që nga java e ardhshme fillon serinë e takimeve me qytetarë, për të bashkëbiseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Në serinë e këtyre takime, i pari do të realizohet këtë të martë, me 6 shtator, në ora 17, në Kaçanik, kjo me kërkesë të anëtarëve dhe simpatizantëve të AAK-së atje, por edhe e qytetarëve apartiakë.

Qytetarët duhet të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes në vend, dhe këto takime, ndër të tjera, e kanë edhe këtë qëllim, se si të kijohet kjo frymë.