Aktuale

Haradinaj: Pandemia na i prish traditat festive, por me ndjenja jemi më të bashkuar se kurrë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në prag të festës së Fitër Bajramit.

Haradinaj ka thënë se festa e Bajramit e forcon ndjenjën e afërsisë me të tjerët dhe përkushtimin për virtytet e mirënjohjes, mëshirës e bujarisë.

“Të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombësve shqiptarë të besimit islam, urime festa e Fitër Bajramit. Tradicionalisht, kjo festë e shenjtë forcon ndjenjën e afërsisë me të tjerët dhe përkushtimin për virtytet e mirënjohjes, mëshirës e bujarisë”, ka shkruar ai.

Haradinaj gjithashtu ka thënë se përkundër pengesave që i paraqet në këtë vit pandemia “jemi më të bashkuar se kurrë”.

“Uroj që t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, për ta ruajtur frymën e besimit në vlerat më të larta. Qoftë i pranuar agjërimi dhe lutjet tuaja! Me fat festa e Bajramit të Madh”, ka shkruar ai.