Aktuale

Haradinaj përkujton masakrën në tri fshatrat e Rahovecit: Kriminelët duhet të sillen para drejtësisë

Kryeminstri i vendit, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25 vjetorin e saj masakrën e ndodhur mbi popullsinë shqiptare në fsharat Celinë, Fortesë dhe Brestoc.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova si shoqëri dhe si shtet, nuk do të pushojë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, dhe për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Kur i kujtojmë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijtë, e masakrës së 25 marsit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc, e ndjejmë sa rëndë peshon liria e Kosovës sonë të shtrenjtë. Ne, si shoqëri dhe shtet, nuk do të pushojmë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë. /Lajmi.net/