Aktuale

Haradinaj priti në takime të ndara Imerin dhe Osmanin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takime të ndara drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, dhe Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani.

Ata e informuan kryeministrin Haradinaj me të arriturat por edhe me sfidat dhe problemet me të cilat përballen këto dy institucione të pavarura shtetërore, duke theksuar përkushtimin e tyre për t’i kryer të gjitha detyrat me të cilat i obligon ligji.

Kryeministri Haradinaj, pasi i falënderoi për vizitën, vlerësoi punën e rëndësishme që bëjnë këto dy institucione, duke theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë për ta ruajtur pavarësinë nga politika të këtyre institucioneve vitale të shtetit edhe në të ardhmen.