Aktuale

Haradinaj: Që kur vajza e Rugovës e votoi Thaçin për president, nuk ka më standarde në politikë (Video)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur votën e vajzës së ish-presidentit Ibrahim Rugova për Hashim Thaçin president, teksa ka folur për prishjen e standardeve në skenën politike në vend.

Haradinaj ka thënë se standardet në politikën e Kosovës janë prishur në momentin kur Teuta Rugova, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka votuar për president Thaçin, kundërshtarin më të madh politik të ish-presidentit Rugova.

“Vajza e presidentit Rugova votoi për Hashim Thaçin. S’paska diçka në politikë që s’po bojka”, është shprehur ai në një intervistë në Rubikon të KTV’së.