Aktuale

Haradinaj: Qeveria e kaluar ka ecur ‘Slow Motion’

Kandidati i koalicionit PDK-AAK dhe Nismës Ramush Haradinaj tha sot se Qeveria e kaluar ka qenë duke ecur “Slow Motion”, e Kosova duhet të ecë shpejt.

Sipas tij asnjëherë në jetë nuk mund të përballojë trendet duke menaxhuar të tashmen.

“Kemi hyrë me guxim për të krijuar vlerë të re. Të fillojë nga siguria rendi e ligji. Ne nuk mund të japim tokë askujt. Kufiri duhet të mbetet në Çakorr. Jemi të vetëdijshëm që rinia, ju, jeni ata për të cilën Kosova ekziston”, tha Haradinaj.

Haradinaj u pyet nëse do ta ndërroj qëndrimin për Demarkacionin pas koalicionit, kreu i AAK-së tha se do ta rifillojnë një proces të ri ku edhe beson se kufiri është në Kullë dhe Çakorr./KosovaPress/