Aktuale

Haradinaj reagon ashpër për “katastrofën humanitare” në veri, tregon se kush e bëri planin

Dyqane të boshatisura ku nuk gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, që për qëllim kanë pasqyrimin e një gjendje të rëndë të ashtuquajtur ‘katastrofë humanitare’ për qytetarët e veriut, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, të dirigjuar nga Beogradi.

Kështu Beogradi zyrtar po vazhdon përpjekjet e vazhdueshme të sulmeve ndaj Kosovës, që për synim kanë destabilizimin e veriut të saj.

Për këtë ka reaguar ashpër i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se përpjekjet nga akterët e ndryshëm, zyrtarë dhe afaristë serbë në Veri të Mitrovicës të koordinuar me Beogradin zyrtar të paraqitur katastrofë humanitare atje janë të pa pranueshme dhe të dënueshme.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ Haradinaj ka thënë se boshatisja e dyqaneve ku nuk gjendjen as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në neperi për cilën Qeveria e Kosovës është e informuar.

Në bazë të informatave që ka Qeveria e Kosovës, plani për katastrofë humanitarë është plan i Redosh Petroviq, Goran Vllashkoviq, Bojan Jakshiq – Cojo, Sllavisha Staniq, Radulle Steviq.

Haradinaj thotë se nuk do të rrinë duarkryq përballë këtyre tendencave për destabilizim duke ftuar kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët që të mos bien prej e provokimeve të këtij lloji.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Përpjekjet nga akterë të ndryshëm, zyrtarë dhe afaristë serbë në Veri të Mitrovicës të koordinuar me Beogradin zyrtar, për të paraqitur katastrofë humanitare në këtë pjesë të Kosovës janë të papranueshme dhe të dënueshme. Boshatisja e dyqaneve, ku nuk gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, për të cilën Qeveria e Kosovës është e informuar. Në bazë të këtyre informatave, mësohet se pjesë e organizimit të këtij plani janë Radosh Petroviq, Goran Vllashkoviq, Bojan Jakshiq – Cojo, Sllavisha Staniq, Radulle Steviq. Sipas burimeve të mekanizmave të sigurisë së Kosovës, ky organizim do të asistohet me logjistikë dhe forma tjera edhe nga organizata e ashtuquajtur ‘Civilna Zastita’ në veri, e cila udhëhiqet nga Stevo Paviçeviq. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre tendencave për destabilizim dhe ftojmë kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve.