Aktuale

Haradinaj: Sistemi i drejtësisë së Kosovës ka shënuar përparim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar për mbajtjen e takimit me ambasadorin Greg Delaëie dhe Natalya Apostolova lidhur me sundimin e ligjit.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se sistemi i drejtësisë ka shënuar përparim, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i plotë:

Kosova është në fazën kur përpjekjet për sundimin e ligjit janë agjendë e përditshme dhe kështu do të jetë për një kohë të gjatë.

Që nga krijimi i kësaj Qeverie sot kemi zhvilluar takimin e 6-të me radhë dedikuar kësaj fushë, aq të rëndësishme në forcimin e shtetit tonë dhe të rrugës sonë të integrimeve Euro-Atlantike.

Sot ne pamë nga afër rezultatet e punës në sistemin gjyqësor të Kosovës. Sistemi i drejtësisë po tregon përparim që dëshmon përkushtimin e institucioneve të Kosovës.

880 Gjykatat e të gjitha niveleve gjatë vitit 2017 kanë pasur në shqyrtim 618 991 lëndë, ndërsa janë zgjidhur 310 880.
Nëse krahasojmë numrin e lëndëve të bartura nga vitet e kaluara, Gjykatat në vitin 2017 kanë arritur t’i zvogëlojnë këto raste për 91016, që nënkupton rritje të madhe të efikasitetit;

89% të aktakuzave kanë përfunduar me aktgjykime dënuese;
Janë shënjestruar 39 lëndë, për 29 lëndë janë ngritur aktakuzat;
Në vitin 2017 janë zgjidhur 412 lëndë të korrupsionit;
ë. Efikasiteti i zgjidhjes së lëndëve është përmirësuar dukshëm dhe nga mbi 60% kanë rënë në 30% me shkallë të spastrimit përreth 145%;

Ndonëse na presin edhe shumë sfida përpara, institucionet tona kanë shënuar rezultat në kryerjen e punëve të tyre dhe mbështetja ime dhe e Qeverisë do të jetë e plotë! /Indeksonline/