Aktuale

Haradinaj: S’ka të dhëna që na obligojnë si Qeveri në rastin ‘Rikalo’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në mbledhjen e sotme të Qeverisë në lidhje me rastin “Rikalo”.

Haradinaj ka thënë se deri më tani, nuk janë paraqitur të dhëna që e obligojnë Qeverinë e Kosovës të merr ndonjë masë në lidhje me akuzat që disa qytetarë kanë drejtuar ndaj ministrit të ri të Bujqësisë nga radhët e Listës Serbe, Nenad Rikalo se i ka keqtrajtuar ata gjatë luftës në Kosovë, shkruan arbresh.info.

“Seanca tjetër është vetëm me kryeministrin, për rastin e ashtuquajtur Rikalo, e ka ftuar LDK-ja këtë seancë dhe ne do ta respektojmë. Ju i dini qëndrimet dhe i respektojmë rregullat ligjore që na kanë konfirmuar se nuk ka të dhëna që na obligojnë si qeveri të marrin ndonjë vendim”, është shprehur, Haradinaj.

/arbresh.info/