Aktuale

Haradinaj: S’mundëm ta marrë në qaf një vend

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur se deklaruar se nuk mund ta mbajnë vendin peng në emër të çfarëdo burokracie dhe ata që nuk do ta kryejnë punën e vet ashtu siç kërkohet do të dalin nga puna, pasi nuk mundëm ta marrë në qaf një vend me ata që nuk e kryejnë punën e vet.

Haradinaj gjatë një konference për media, ka thënë se nuk është punë e madhe nëse LDK nuk pajtohet me këtë logjik të qeverisjes.

  • “Unë kam bashkqeverisë dikur me LDK-në, ata më njohim mirë, më kanë besuar me udhëheq qeverinë e vendit dhe janë krenuar me logjikat qeverisëse, nuk ka dal askush nga puna nga Haradinaj për çfarëdo përkatësie, çfarëdo natyre, por nuk mundëm ta marrë në qaf një vend me ata që nuk e kryejnë punën e vet, pra administrata nuk është për shkak të administratës por është për shkak të qytetarëve, nëse dikush nuk iu del përball me shërbime në mënyrën e duhur qytetarëve, kuptohet që del nga puna, nëse dikush ka problem me këtë punë e madhe, pra nuk mundemi ne ta mbajmë vendin peng përjetësisht në emër të çfarëdo burokracie, të gjitha procedurat, të gjitha shërbimet ose do të kryhen ose do të shkojnë në shtëpi”, tha ai.

    Haradinaj shtoi se AAK po rritet çdo ditë. Ndërsa, sot iu bashkuan edhe disa anëtarë të rinj, në mesi e të cilëve edhe ish gazetari Asllan Bajrami. Ky i fundit lavdëroi kandidatin e koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj.

    “Kjo nuk do të thotë që unë po e tradhtojë gazetarin, nuk marrë ndonjë post, nuk jam në ndonjë listë por jam treguar i gatshëm t’i përgjigjur një vlugut të madh që po ndodhë në AAK. Te kryeministri i ardhshëm unë shoh një vizion të qartë, një mendim, një perspektiv që Kosova sot ka nevojë”, tha ai.

    Kurse, Haradinaj tha se simbolikën e kësaj dite do ta nderon me punë.

    “Qëllimi i kësaj simbolike të aderimit është me iu thënë faleminderit të gjitha këtyre që janë këtu, por përmes tyre me i falënderuar të gjitha atyre që po i bashkohen aleancës dhe një koncepti qeverisës që e kthen shpresën në vend”, tha ai.

    Haradinaj ka njoftuar se paradite AAK-së iu janë bashkuar Ish rektorin Mujë Rugova, Armond Krasniqin dhe Kastriot Lajqin./KosovaPress/

  • the authorE B