Aktuale

Haradinaj: S’mundëm ta marrë në qaf një vend

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përseritur se deklaruar se nuk mund ta mbajnë vendin peng në emër të çfarëdo burokracie dhe ata që nuk do ta kryejnë punën e vet ashtu siç kërkohet do të dalin nga puna, pasi nuk mundëm ta marrë në qaf një vend me ata që nuk e kryejnë punën e vet.

Haradinaj gjatë një konference për media ka thënë se nuk është punë e madhe nëse LDK nuk pajtohet me këtë logjik të qeverisjes.

“Unë kam bashkqeverisë dikur me LDK-në, ata më njohim mirë, më kanë besuar me udhëheq qeverinë e vendit dhe janë krenuar me logjikat qeverisëse, nuk ka dal askush nga puna nga Haradinaj për çfarëdo përkatësie, çfarëdo natyre, por nuk mundëm ta marrë në qaf një vend me ata që nuk e kryejnë punën e vet, pra administrata nuk është për shkak të administratës por është për shkak të qytetarëve, nëse dikush nuk iu del përball me shërbime në mënyrën e duhur qytetarëve, kuptohet që del nga puna, nëse dikush ka problem me këtë punë e madhe, pra nuk mundemi ne ta mbajmë vendin peng përjetësisht në emër të çfarëdo burokracie, të gjitha procedurat, të gjitha shërbimet ose do të kryhen ose do të shkojnë në shtëpi”, tha ai.