Aktuale

Haradinaj: Sulmi ndaj zonjës Stavileci është një akt kriminal, dhe duhet të trajtohet si i tillë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj e ka cilësuar akt kriminal sulmin e sotëm ndaj bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci, Vitore Stavilecit.

Ai ka thënë se shteti nuk duhet të qëndrojë indiferent ndaj këtyre sulmeve.

“Sulmi ndaj zonjës Stavileci, bashkështorte e Ministrit Stavileci, është një akt kriminal, dhe duhet të trajtohet i tillë. Kryesit e këtij sulmi të shëmtuar, duhet të zihen sa më parë dhe mbi ta të bjerë gjithë forca e ligjit. Nuk do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt për qytetarët e saj”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

“Organet e rendit dhe të ligjit ta bëjnë punën e tyre pa u vonuar për asnjë çast.Shteti i Kosovës dhe shoqëria jonë nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj kësaj dukurie që nuk ka asgjë të përbashkët me ne si komb e si shoqëri”, ka thënë Haradinaj.

Ndaj këtij sulmi kanë reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe zyrtarë tjerë.