Aktuale

Haradinaj: Do të kemi një përfshirje më të gjerë në qeverisje

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë pasur mundësi të kthehen në seancë edhe më shpejt me 61 vota, por që ka lindur një mundësi e re më gjithpërfshirëse.

Haradinaj: Do të kemi një përfshirje më të gjerë në qeverisje

“Kemi pas mundësi me u kthy në seancë më shpejt me 61 votë, mirëpo ka lind një mundësi e re një situatë më gjithëpërfshirëse, vetë presioni i AKR-së dhe në respekt të proceseve, në respekt të kësaj mundësie i kemi dhënë kohë. Pra, keni parasysh që mos ti jepshim rëndësi këtij procesi të ri, presionit të ri të AKR-së do të ishim në punë sot, por e kemi bërë me kujdesin më të madh sepse mendojmë që është mirë ndaj proceseve të vendit. Pra, kjo kohë që e kemi humbur deri tani për të cilën nuk jam i kënaqur që e kemi humbur, megjithatë atë ta quaj ashtu arsyetohet me faktin se do të kemi një përfshirje më të gjerë në qeverisje. Nuk besoj që do të humbim shumë kohë në ditët që vijnë, nuk e di sa do të mundemi me implementuar në këtë javë që po hyjmë, mirëpo nuk do t’i humbim shumë kohë vendit”, tha ai.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, ku prezantoi gjashtë kandidatë për kryetar të komunave.