Aktuale

Haradinaj: Të nxirret rezolutë që ndëshkon fyerjet ndaj luftës së UÇK-së

SKO16-19990615-GENERAL JANKOVIC, KOSOVO, YUGOSLAVIA: An unidentified US Army Albanian language interpreter (L) talks to a local Kosovo liberation Army (KLA) commander in Djeneral Jankovic at the Macedonia-Yugoslavia border, where the KLA have set up a regional headquarter in the building where the Yugoslav Army formerly was stationed, on Tuesday 15 June 1999. As the Yugoslav Army and its Interior Ministry Police withdraw as per the technical agreement they signed, the KLA is taking up positions, they say to provide their own security for their people who are now starting to return to Kosovo. EPA-PHOTO/EPA/GEORGI LIKOVSKI/stf/srw/kr/ow

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryetarit të VV-së, Albin Kurti për deklaratat e këtij të fundit.
Kurti në fjalimin e tij kritkoi Qeverinë e Kosovës për faktin se sipas tij është vonuar shkarkimi i ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal për shkak të fyerjeve ndaj shqiptarëve, shkruan lajmi.net.

“Është mirë me i falënderu të gjitha qeveritë e kaluara për autostradën e Dukagjinit. Kur flasim për 600 mijë banorë që do të kyqen në këtë autostradë i bije një e treta e popullsisë së Kosovës. E dini që për qituhit e në Shkup shkohet për 40 minuta, ndërsa në Pejë deri në një orë e gjysë”, tha ai.“Miku im Albin shumë po kritikon, unë kam protestu për me e shkarku Jabllanoviqin dhe kemi ba aq sa kemi mund. Unë mendoj që ju këtu sot është mirë me e nxjerr një rezolutë me të cilën sanksionohet fyerja ndaj luftës sonë për liri. Dhe jo tash të luajmë me foltore. Ne i kemi marrë masat sa kemi kompetenca”, tha Haradinaj. /Lajmi.net/